Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time
Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time
Homepage   /    sports   /    Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time

Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time

V K 🕒︎ 2025-11-01

Copyright albeu

Festë madhështore në “Bernabeu” për “Këpucën e Artë”, presidenti i Realit: Jam krenar që Mbape është në skuadrën time

Santiago Bernabeu, u vesh me shumë stil për këtë rast këtë të premte, për të pritur prezantimin e Këpucës së Artë 2025, një çmim që njeh Kylian Mbape, si golashënuesin më të mirë evropian të sezonit sipas European Sports Media (ESM). Sulmuesi i Real Madridit shënoi 31 gola në ligë , duke i fituar atij 62 pikë në sistemin e koeficientëve, përpara Viktor Gyökeres (39 gola, 58.5 pikë) dhe Mohamed Salah (29 gola, 58 pikë). Më shumë se 200 persona mbushën tribunën VIP, përfshirë të gjithë skuadrën e Real Madridit dhe trajnerin e tyre, Çabi Alonso , si dhe anëtarë të familjes së futbollistit francez, i cili përjetoi një nga momentet më të veçanta që nga bashkimi me klubin. Ceremonia filloi me fjalimin e Florentino Pérez , i cili e përgëzoi lojtarin e tij dhe theksoi rëndësinë e çmimit. “I dashur Kylian, kjo këpucë është një dëshmi e përkushtimit tënd ndaj futbollit. Jam krenar që kam një lojtar si ty, i cili mishëron në mënyrë të përsosur vlerat e klubit tonë”. Para se të përfundonte fjalimin e tij, Florentino donte të thoshte disa fjalë edhe për të ardhmen e tij te Real Madridi. “Kjo Këpucë e Artë është një nxitje për ty që të vazhdosh të fitosh dhe të përmirësosh më tej historinë e Real Madridit. Jam shumë krenar që kam një lojtar si ty”. Më pas, Juan Ignacio Gallardo, mori fjalën për të theksuar vlerën simbolike dhe sportive të çmimit dhe natyrisht, duke i thurur lavde Mbapesë. “E keni merituar plotësisht falë 31 golave që shënuat në sezonin tuaj të parë me Real Madridin”, – vuri në dukje ai.

Guess You Like

NHS Dr Amir Khan recommends 8p pill he says 'everyone has to try'
NHS Dr Amir Khan recommends 8p pill he says 'everyone has to try'
Dr Amir Khan has backed a supp...
2025-10-20
Opinion: Jeff Landry role in LSU coach saga a bad look
Opinion: Jeff Landry role in LSU coach saga a bad look
Also props to Landry for notin...
2025-10-31
Today's NYT Strands Hints, Answer and Help for Oct. 21 #597
Today's NYT Strands Hints, Answer and Help for Oct. 21 #597
Looking for the most recent St...
2025-10-20